Një ekip zhytësish të mërkurën arritën të gjenin trupin e një vajze 13-vjeçare polake, e cila u rrëmbye nga dallgët e mëdha të detit në Maltë. E mitura u zhduk në det të hënën pasdite teksa ishte pranë detit me familjen e saj.
Mësohet se ata ishin kangjellave në një trotuar kur u përfshinë nga valët. Babai i saj dhe vëllai i saj, 17 vjeç, u rrëmbyen gjithashtu nga dallgët por ata arritën të ngjiteshin në një vend të sigurt. Fatkeqësisht e mitura nuk pati të njëjtin fat pasi humbi jetën në det.
Mesdheu është goditur nga stuhi të përsëritura këtë muaj, të cilat dëmtuan infrastrukturën si në Maltë ashtu edhe në ishujt italianë të Siçilisë dhe Sardenjës.





