Pas humbjes së vëllait, artisti i njohur Gjesti i është rikthyer skenës muzikore.

“Memories” mban titullin projekti i ri, një këngë me ngarkesë të fortë emocionale që reflekton ngjarjet e fundit në jetën e tij personale, me theks të veçantë te humbja tragjike e vëllait, e cila tronditi opinionin publik kohë më parë.

Ky projekt përfaqëson jo vetëm rikthimin e Gjestit në muzikë, por edhe një rrugë shprehjeje artistike për të gjitha emocionet dhe sfidat e muajve të fundit.