Brad Pitt mund të ketë gjetur një “armë të fortë” në betejën e tij të gjatë ligjore me ish-gruan e tij, Angelina Jolie, mbi pronësinë e një prone vere në Francë.

Sipas Fox News Digital, një gjykatës vendosi së fundmi në favor të Pitt, duke e detyruar aktoren të dorëzojë 22 dokumente të pazbuluara më parë.

Dokumentet thuhet se përmbajnë mesazhe private, email-e dhe mesazhe me tekst nga Angelina, të cilat mund të dëmtojnë pozicionin ligjor të yllit të Maleficent. Pitt e paditi Jolie-n në vitin 2022 për shitjen vitin e kaluar të aksioneve të aktores në Château Miraval te Tenute Del Mondo, një kompani e kontrolluar nga grupi Stoli. Pitt e kundërshtoi këtë shitje, duke argumentuar se ky veprim shkelte një marrëveshje midis të dyve në lidhje me pronësinë e pasurisë, të cilën e blenë bashkërisht në vitin 2008. Sipas ekspertëve ligjorë të cituar nga Fox, dokumentet mund të “janë të afta të ndryshojnë rezultatin e procedurave ose edhe ta përcaktojnë atë”.