Disa prej banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP 5” janë përfshirë në debate të forta mëngjesin e ditës së sotme.

 Gjithçka nisi kur Stenaldo vendosi që të prishte sfidën e grupit të kuq dhe të fitonte grupi jeshil.

Një veprim të tillë Stenaldo e bëri për Juelën, por banorja nuk mendon aspak kështu. Sipas saj, banori e bëri këtë gjest vetëm që ai të dilte mirë, por nuk mendoi për të.

Gjatë debatit të fortë që patën mes tyre, Juela iu drejtua Stenaldos duke i thënë që ai ka përdorur lotët e saj, ndërkohë këngëtari i është drejtuar duke i thënë ‘je e pa fytyrë’.

Juela: Ti ke vënë në dyshim lotët e mi, edhe unë këtu me ty e mbyll

Stenaldo: Bravo, unë po flas për tjetër qarje përpara se të shpëtoheshe.

Juela: Unë në jetën time jam mësuar gjithmonë me durim, por ti ke përdorur lotët e mi

Stenaldo: Ua sa e pa fytyrë paske qenë!

Juela: Ti i përdore lotët

Stenaldo: Pse prapë të drejtë do ketë Mali përball meje?!

Juela: Ti duhet të kishe shpëtuar Malin të ishe koherent

Stenaldo: Mali është i shpëtuar, unë nuk të shpëtova ty