Sali Berisha ka mbërritur këtë të hënë në SPAK për masën “detyrim paraqitje”.

Para se t’i drejtohej Prokurorisë së Posaçme, Sali Berisha ka takuar simpatizantët që e prisnin teksa zbriti nga makina.

Pas zbatimit të masës, Berisha dha një deklaratë për mediat. Nga jashtë SPAK, Berisha tha se falsifikimi i vizës, të bërë nga Irena Gjoka, është vërtetuar se është fakt.

Ndërkohë ai theksoi se Gjoka ka shkuar në zyrën e Ergys Agasit, ndërsa e cilësoi atë si ‘rrugaçe të ligjit’.

“Është shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit. Është këshilltare e Agasit. Të gjithë i kanë parë videot në dosjen e Agasit, se si serbesja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori. Se unë nuk i mbroj defektet që kanë pasur. Por kjo nuk mund të imagjinohej, që të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë. Më 5 maj 2025, kur Berisha tregoi vendimin e Gjyjkatës së Janinës, mashtroi para shqiptarëve si ordinere e tha nuk kam qenë e dënuar. Nuk është kjo një antigjykatëse, një rrugaçe e ligjit?”, tha ai.