Kryedemokrati Sali Berisha, në dalje nga SPAK, akuzoi gjyqtaren Irena Gjoka është dëbuar dy herë nga Greqia, duke kërkuar që asaj t’i ndërpritet menjëherë mandati si magjistrate. Berisha u shpreh po ashtu se Irena Gjoka hynte dhe dilte nga zyrat e Ergys Agasit, i shpallur në kërkim në kuadër të hetimit për AKSHI-n.

“Sa për dijeni, Irena me 5 mbiemra është një shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit, përveçse këshilltare e Gys Agasit. E faktuar vizitat e saj. Ka rrezik edhe ndonjëri prej jush këtu i ka parë videot në dosjen e Ergys Agasit se si serbezja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit“. Po ashtu kreu i PD tha se avokati i Irena Gjokës ka amnistuar krimin zgjedhor.

“Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra, njeriut që amnistoi krimin zgjedhor, si mercenar i partisë-shtet, i rikujtoj se drejtësia vonon, por nuk harron. Kush e do këtë ta ketë në arkivën e vet të denoncimit të një delinkuenti të narko-shtetit shqiptar”.