Teksa ka paralajmëruar një protestë kombëtare më 10 shkurt, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar sot një “ngujim” në bulevard.
Ai tha se këtë po e kërkojnë qytetarët.
“Janë më qindra demokratë që më thonë “nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën”. Drejt asaj do shkojmë në mënyrë të pashmangshme. Ky moment duhet të jetë çështje e diskutimit tonë të gjerë me qytetarët dhe popullin opozitar”, tha Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar.





