Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka uruar Persida Shkrepa për marrjen e detyrës së re në krye të Institutit të Ndërtimit. 

Me anë të një postimi në Facebook, Balluku shkruan se profesionalizmi dhe përkushtimi i Shkrepës përbëjnë një garanci të fortë për drejtimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij institucioni të rëndësishëm, si dhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend.

“Suksese Persida Shkrepa në këtë detyrë dhe sfidë të re, në drejtimin e Institutit të Ndërtimit. Me një karrierë të spikatur si arkitekte, profesionalizmi, përkushtimi dhe përvoja e saj janë një garanci e fortë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, si edhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend”, shkruan Balluku.