Deputetja e PD Jozefina Topalli i është kundërpërgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili i tha se në 2021 kanë bashkëpunuar bashkë kundër kreut të PD Sali Berisha.

Topalli u shpreh se në atë kohë në krye të demokratëve ishte Lulzim Basha, i cili bashkëpunonte sipas saj me mazhorancën.

“E njohur publike që në 2021 krijova një lëvizje. Isha një vit më parë nënkryetare e PD dhe vura re që në krye të PD ishte dikush që e kontrollonit ju dhe e majmonit natë dhe familjet e tij.
Nui të kam takuar kurrë në jetë, ke takuar Lulzim Bashën”, tha ajo.