Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur akuza të forta ndaj drejtuesit të grupit socialist Taulant Balla. Berisha deklaroi se po rikujtonte rolin e Taulant Ballës në marrëdhënie me persona të botës së krimit, duke cituar disa komunikime të datës 10 shkurt 2020.

Sipas tij, përgjigjja e Ballës ishte se do të garantonte vota nëse disa emra të caktuar përfshiheshin në lista, pavarësisht se ndodheshin në burg.

“Ju doni të fshihni të keqen banale.
Më lejoni tua rikujtoj pak se kush është parafolësi.
Me datën 10.2.2020, Target, ky është kaunterparti i tij, informon pinin AM5P80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin kriminelit Tao asnjë tender publik, asnjë favor tjetër përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkojnë.
Ky mesazh iu përcoll kriminelit Tao dhe i dhanë afat deri në dhjetor.
Krimineli Tao iu përgjigj kësaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz që votojnë për ne nëse vendosim në lista ata që thoni ju në burg?
Përgjigjja ishte: Po, ne e garantojmë këtë.
Më pas krimineli Tao: Ata shkojnë në burg këtë vit.
Krimineli Tao është i implikuar në afera të tjera të rënda me kunatën e Fate Velës, njëfarë Eriona Daupaj.
Eriona Daupaj thotë: Do ta çoj për sekuestro se do i bëj nder Taos, kriminelit Tao.
Prisni, se ka të tjera prapë.
Ju lutem, se janë shumë të rëndësishme këto për kriminelin Tao.
“Këto ditë po më pyet do jetë prapë Balla apo do jesh ti”
Vladi: Ok se flas unë me Ballën, ia tregoj unë atij.
Dëgjoni tani se ka shumë ky.”, tha Berisha.