Mbytet në det një pushues nga Kosova. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

“Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës,  shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është  mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.”,- njofton policia e Durrësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e ngjarjes.

I moshuari 73-vjeçar është pushuesi i parë për këtë vit që mbytet në det.