Kryeministri Edi Rama ka dalë në një video-mesazh live në rrjetet sociale, ku po flet lidhur me kërkesën e dy shoqatave të gjyqtarëve për paga më të larta.
“Kuptova që ka patur disa emisione të mbrëmjes që janë marrë me këtë çështje dhe këto emisione të organizuara në mënyrë krejt të pavarur prej meje dhe në mënyrë krejt të natyrshme siç organizohen çdo mbrëmje dhe shumë prej të cilave nuk janë të mirëserdhura në aspektin përmbajtësor nga shumica qeverisëse, futet në gjuhën tipike të një politike të vjetër të ndasisë dhe urrejtjes, duke i përshkruar gjykatësit e Shqipërisë, si fushatë e imja, e kreut të këshillit të ministrave. Tani besoj se të gjithë e dinë çfarë është një fushatë, dhe sidomos kur e udhëheq unë me shokët e shoqet e PS, një uragan që merr përpara këdo kur është një betejë politike, por kjo nuk është fushatë dhe ne nuk kemi adnjë qëllim të bëjmë fushatë kundër gjyqtarëve.
Dhe tani kjo që po bën kjo shoqatë është unikale në gjithë Evropën.Po kush jeni ju që i jeni vetes të bëni një gjë të tillë.
Sot që flasim aktualisht, ju i keni pagat sa në Greqi dhe ju doni t’i rrisni me 2000-3000 euro në muaj, në emër të çfarë. Ju thoni në emër të ligjit dhe Kushtetutës? Është e pavërtetë”, tha Rama.





