Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka reaguar pas tragjedisë që i mori jetën katër anëtarëve të familjes shqiptare Kola në Itali.

Përmes një mesazhi, Balla e cilësoi ngjarjen si thellësisht tronditëse dhe shprehu ngushëllimet për humbjen e rëndë. “Shumë, shumë i trishtë lajmi i tragjedisë së familjes shqiptare Kola, nga Grykshi i Peqinit, të cilët jetonin prej vitesh në Porcari, Lucchesia, Itali. U prehshin në paqe”, shkroi ai.

Një tragjedi e rëndë ka tronditur zonën e Luccas, ku katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbën jetën për shkak të rrjedhjes së gazit nga kaldaja.

Arti Kola, Jonida Kola, Hajdar Kola dhe Xhesika Kola u gjetën pa shenja jete në momentin kur karabinerët hynë me forcë në shtëpi.