Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fondi social gjatë qeverisës së tij është rritur 6-fish. Gjatë fjalës së tij në eventin për ‘Fondin Social 2026’, Rama theksoi se Shqipëria ofron shërbime të organizuara për rreth 65 mijë individë.
Rama u shpreh se paralelisht me shlyerjen e borxheve, qeveria ka punuar për ndërtimin e një qasjeje të re që synon forcimin e shërbimeve sociale, duke veçuar edhe rolin transformues të zëvendësministres në këtë proces.
“Është një transformimin rrënjësor të mbështetjes sociale. Ku në këtë dekadë të fundit përpjekja nisi me kushte shumë të vështira me borxge të akumuluara për vite me radhë. Ishte një borxh i madh në malin e borxheve të trashëguara që u deshën adresuar me shumë përpjekje, me reforma dhe masa këmbëngulëse. Paralelisht me shlyerjen e borxhit dhe qasjen e re që mishëron arsyen e të qenit të kësaj shumice qeverisës, është dashur një punë shumë e madhe e disa njerëzve të apasionuar dhe të përkushtuar. Dua të veçoj sot zëvendësministren e cila ka pasur një rol transformues në këtë drejtim. Risi vendimtare e këtij procesi ka qenë shtrirja e këtij shërbimi në nivel vendor.
E cila është në hapat e para, por na ka dhënë të gjitha arsyet për të besuar që kjo është rruga e drejtë. Kam shumë besim se do të krijohet një sinergji shumë e nevojshme për t’i çuar gjërat përpara. Ku shifrat janë shumë inkurajuese, sepse Shqipëria kujdeset për 65 mijë individë, ku i prek një sistem i organizuar shërbimesh. Është shumë e rëndësishme që në bashki të ketë më shumë fokus dhe mbështetje të familje. Kjo nismë në kërkim të familjeve që janë të gatshme që marrin pjesë. Këtu duhen gjetur mekanizmat e bashkëpunimit. Dua të shtoj se buxheti është gjithnjë dhe më domethënës është rritur gjashtë herë, nga momenti që ne e kemi nisur këtë përpjekje dhe është 17% më i lartë,” tha Rama.





