Një shqiptar i cili merrej me droge në Londër është burgosur ditën e djeshme për pastrim parash dhe shpërndarje kokaine.

Amir Shkrela, 27 vjeç u dënua me 4 vjet burg pasi pranoi akuzat në Gjykatën e Inner London Crown.

Ai ishte subjekt i një hetimi nga Partneriteti i Krimit të Organizuar (OCP) – Agjencia e Përbashkët Kombëtare e Krimit dhe Shërbimi Policor Metropolitan kundër krimit të organizuar.

Në momentin e ndalimit, Shkrelës iu gjetën tre kg kokainë që e kishte në dy çanta, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u zbuluan 181,000 £ në para, dhe një dokument i rremë identifikimi me fotografinë e tij.