Më 2 korrik 1990 mijëra shqiptarë duke mposhtur frikën e një diktature gjysmëshekullore mësynë ambasadat e huaja, ndër to edhe Ambasadën e Republikës Federale Gjermane në Tiranë, pa e ditur në ato momente tronditëse se me këtë hap ata shenjuan edhe kthesën e madhe të Shqipërisë.
Ai që u quajt si eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri, duke u hapur portën e lirisë mijëra vetëve.
Kryeministri Edi Rama e ka përkujtuar këtë përvjetor me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan krahas videos:
“Mirëmëngjes. 30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”.





