Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj vijon me përballjet e sezonit të rregullt, ndërsa dje ka ulur siparin edhe java e 16-të. Në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme në “Farie Hoti”, Tirana kaloi një pengesë të vështirë si Teuta. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 108-96 (22-24, 31-23, 25-20, 30-29).
Një ndeshje emocionuese, ku të dyja ekipet patën rendiment të lartë ofensiv, por të zotët e shtëpisë u treguan më të saktë, duke merituar edhe fitoren. Rashun Lenorist Williams u shpall lojtari i takimit, duke udhëhequr bardheblutë me 28 pikë, 8 kërcime dhe 2 asistime.





