Monumenti ikonik i pavarësisë së Kosovës, “NEWBORN”, është shndërruar sërish në qendër të reagimeve qytetare në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në një komunikatë të platformës “Liria ka Emër”, thuhet se pas “burgosjes” simbolike me rrethoja hekuri dhe mbishkrimit “Kosova e burgosur!”, këtë mëngjes atij iu vendosën edhe 5000 emblema magnetike të UÇK-së.

“Aktivistët e platformës ‘Liria ka emër’, të cilët mbrëmë e rrethuan monumentin me hekura metalike, duke e kthyer në një imazh burgu, sot e kanë mbushur atë me emblema të UÇK-së”, thuhet në njoftim.

liria ka emer uck newborn (5)

Eliza Hoxha nga organizata “Liria ka emër”, ka deklaruar se ky reagim qytetar është ndaj padrejtësisë së Gjykatës Speciale, që e konsiderojnë tendencë për rishkrimin e historisë dhe cenim i luftës për liri dhe i themeleve të shtetit tonë, raporton Telegrafi.

liria ka emer uck newborn 555

NEWBORN-i, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së Republikës sonë, siç ka thënë ajo, është përfshirë në aktivitetet e tyre për të pasqyruar ndjenjën e padrejtësisë që qytetarët dhe Kosova po e përjetojnë përballë proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

liria ka emer uck newborn 33
liria ka emer uck newborn (4)
liria ka emer uck newborn (3)