Pas interest të lartë të gazetarëve që kanë kërkuar një qëndrim nga presidenti Bajram Begaj lidhur me vendimin e gjykatës Kushtetuese mbi pagat e gjyqtarëve, vjen një reagim nga Presidenca.
Kështu në këtë reagim për mediat thuhet se “Presidenti i Republikës nuk mund të prononcohet për nisma ligjore. Shqyrtimi i tyre është kompetencë ekskluzive e Kuvendit. Presidenti e shpreh qendrimin e tij vetëm pasi nismat shndërrohen në ligj dhe vetëm në përputhje me kompetencën që ka për shpalljen e ligjeve.”





