Një këmbësor mbeti i plagosur rëndë, ndërsa u përplas nga një makinë në Vlorë. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “10 korriku”, kur viktima po kthehej nga pazari teksa u përplas nga makina “BMW” me targa AA 469 SV.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për mjekim në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.