Shqipëria është një vend ku natyra dhe tradita ndërthuren në mënyrë harmonike, duke e shndërruar çdo udhëtim në një përvojë të paharrueshme. Kështu  shkruan revista italiane e udhëtimit “Wom Travel”.

Në vitin 2026, Shqipëria po konfirmohet si destinacioni më “hot” i Europës, duke tërhequr një numër rekord vizitorësh nga e gjithë bota.

Me çmime të përballueshme, eksperienca autentike dhe një kombinim unik mes bregdetit mesdhetar dhe qyteteve plot jetë si Tirana, vendi po fiton terren me ritme të shpejta në hartën turistike europiane. Fluksi në rritje po e kthen Shqipërinë në surprizën më të madhe të sezonit.

Sipas artikullit, kryeqyteti shqiptar është i mbushur me ngjyra dhe kafene, është një ndërthurje mes Europës dhe traditës ballkanike.

Në Tiranë, Sheshi Skënderbej është pika fillestare e turit, më pas mund të shijoni një vizitë në Xhaminë e Et’hem Beut, e cila të çon pas në kohë me afresket e saj delikate, ndërsa ndërtesat moderne rrëshqasin në sfond.

Mund të shijoni një vizitë edhe në Piramidën e Tiranës, e cila është kthyer në një qendër kulturore dhe simbol i rilindjes urbane me shkallë për t’u ngjitur, instalacione dhe evente. Më pas bëni një ndalesë në Pazarin e Ri, të mbushur me lokale ku mund të shijoni dhe ushqime tradicionale.

Tirana ofron ushqime të shijshme dhe me çmime të arsyeshme. Është një kuzhinë e pasur që përzien Mesdheun me Ballkanin, me pjata mishi dhe sallatra të freskëta, të cilat mund t’i eksplorosh pa u trembur nga fatura.

Pranvera dhe fillimi i vjeshtës janë stinët ideale për të vizituar Shqipërinë, ka temperatura të ngrohta dhe qiell të kthjellët me diell. Vendi vogël mesdhetar është në lenten e turistëve italianë, tashmë prej disa vitesh.

Gjatë një viti, Shqipëria vizitohet nga mbi 1 milionë vizitorë italianë.