Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përshëndetur operacionin e përbashkët antidrogë mes Shqipërisë dhe Italisë që çoi në arrestimin e 37 personave dhe sekuestrimin e një sasi droge me vlerë mbi 40 milionë euro. 

Lleshaj shkruan në Facebook se ky operacion ishte një goditje të fortë kundër krimit të organizuar dhe një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re sipas tij mes SPAK dhe Policisë së Shtetit.

POSTIMI I PLOTË

Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut.

Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit.

Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë