Mesfushori anglez, Deklan Rajs është tallur mbrëmë gjatë ndeshjes Totenhem-Arsenal. Një tifoz vendas e talli futbollistin duke i treguar një fotografi të gruas së lojtarit në ekranin e celularit të tij.rajsE gjitha ndodhi kur Rajs shkoi për të ekzekutuar një goditje nga këndi. Tifozi nuk hezitoi të nxirrte telefonin e tij dhe t’ia tregonte lojtarit të Arsenalit, i cili nuk e vuri re. Kjo nuk është hera e parë që futbollisti i Arsenalit është dashur të merret me një incident të ngjashëm që lidhet me pamjen fizike të gruas së tij, Lauren Fryer.

Në prill, ai foli publikisht për abuzimin që pësoi familja e tij në mediat sociale. “Gruaja ime është dashuria e jetës sime dhe nuk ka askënd më të mirë për mua”, deklaroi ai. Gruaja e tij, dhe nëna e djalit të tij, u detyrua të mbyllte llogaritë e saj në mediat sociale për shkak të ngacmimit të vazhdueshëm që ajo duroi. Fotoja e turpshme po qarkullon tashmë në të gjithë botën. Mediat sociale e dënuan menjëherë incidentin dhe kërkuan ndëshkim shembullor për tifozin në fjalë. Një tjetër episod për t’u harruar në futboll…