Një lokal është përfshirë nga flakët këtë të hënë në zonën e Ujit të Ftohtë, në qytetin e Vlorës. Për shkak të flakëve lokali është djegur plotësisht.
Sipas informacioneve paraprake, objekti nuk ishte në funksion dhe përdorej vetëm gjatë sezonit veror.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në objektet përreth.





