Një 72-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u nxorr në gjendje të rëndë nga deti te Plazhi i Ri në Vlorë.
Mësohet se i moshuari nga Tirana ka humbur jetën rrugës për në spital.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal.
72-vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.





