Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë.

Raportohet se një automjet tip “Benz” përplasi një këmbësore, e cila është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se e moshuara ka qenë duke kalua në vijat e bardha në momentin që është përplasur nga makina.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punonin për dokumentimin e ngjarjes.