Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Kukës.

Një 16-vjeçar ka humbur jetën pasi u mbyt në liqen, në vendin e quajtur Hani i Lacit, në fshatin Bardhoc.

Sipas policisë, 16-vjeçari me iniciale L.G, ishte u futur për t’u larë kur dyshohet se u mbyt aksidentalisht.

Për gjetjen e trupit të tij janë angazhuan menjëherë shërbimet e policisë.

Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.