Pas skualifikimit të rreth 2500 familjeve durrsake nga lista e parë e përfituesve të grantit të dëmshpërblimit për dëmet në banesa të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ka reaguar kreu i departamentit të pushtetit vendor në PD Durrës, Petro Vokopola. 

Në një status në rrjete sociale, Vokopola shprehet se pas 7 muajsh tallje me ta, qytetarët e gjejnë veten të përjashtuar me arsye nga më të pakuptimtat. 

“Skualifikohen thjesht se marrin frymë”, shkruan Vokopola, ndërsa vijon më tej duke nënvizuar se shumë nga ata që e kanë përfituar janë njerëz të partisë në pushtet.

Statusi i plotë: 

Skualifikohen thjeshtë se marrin frymë!!
Pas 7 muajsh tallje, 2500 familje e gjetën veten e tyre të lënë në mes të rrugës nga kartonat monopartiak të Këshillit të Komitet Ekzekutiv. Skualifikimet janë nga më të ndryshmet dhe me të pa kuptimta. Psh përfiton kati i 4-te apo i 5-te i një pallati por nuk përfitojne katet përdhese ku janë dhe me të goditurat dhe nga verifikimet nuk figurojnë me pronësi tjetër por prap nuk përfitojnë. Pasi i bën skanimin e banorëve dalin ata që e kanë përfituar janë njerëz të partisë.
Skualifikohen ata që kanë dy apartamente ku pamvarësisht se në të dyja apartamentet kanë dëmtime dhe janë të pabanueshme.
Skualifikohen se kanë pronësi një dyqan!
Skualifikohen se kanë një vetedeklarim për shtesë për legalizim!
Marrëzia nuk ka fund kur lexon të gjithë listën me arësyet e skualifikimeve.
Skualifikohen thjeshtë se marrin fryme!! Ndërkohë borxhin të cilin do e marri nga jashtë për të riparuar të gjitha dëmtimet do e paguajmë të plotë të gjithë ne edhe të skualifikuarit!!