Ashtu siç është bërë me dije më herët, këtë të hënë kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Kosovës, kur pritet të zhvillojë disa takime me krerët më të lartë të shtetit atje.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se ndodhet në Prishtinë për të mësuar më shumë pas aktakuzës nga Gjykata Speciale për Presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin.
“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike!”





