Tensione në protestën e opozitës. Është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit ishin drejt marshimit për të shkuar në Drejtorinë  e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Edhe kreu i PD Sali Berisha shihet se ka vendosur maskë pas gazit të hedhur.

Protestuesit kanë tentuar që të çajnë kordonin e policisë që ishte vendosur dhe kanë nisur konfrontimin.

Në këtë moment policia ka hedhur ujë me presion dhe gaz lotjsellës duke synuar shpërndarjen e qytetarëve.