Protestuesit e opozitës në marshimin e tyre janë ndalur tek shtëpia e ish-diktatorit Enver Hoxha, në zonën e ish -Bllokut.

Këtu situata u tensionua, pasi protestuesit hodhën bomba molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të banesës, e cila u përfshi nga flakët.

Ndërkohë brenda banesës ndodhej edhe një person, me shumë gjasa punonjës.

Ndërkohë në momentin kur u hodh molotovi, policia nuk ishte e pranishme, ndërsa pak momente më vonë erdhi një autobot që hodhi ujë për të shpërndarë protestuesit.