Ambasada e Shqipërisë në Katar njofton se hapësira ajrore mbetet e mbyllur, aeroporti i Doha-s i bllokuar, dhe këshillon qytetarët të qëndrojnë në shtëpi ose hotel, duke garantuar ndihmë dhe informacion për çdo emergjencë.

Njoftimi:

Të dashur bashkëqytetarë,
Ju nxisim që të vijoni të qëndroni në shtëpitë ose hotelet tuaja. Po ashtu, ju këshillojmë që të shmangni lëvizjet e panevojshme me makinë, përveç rasteve të domosdoshme.
Për momentin, hapësira ajrore e Katarit vijon të mbetet e mbyllur dhe qasja në aeroport është e bllokuar. Për ata qytetarë që janë bllokuar tranzit në Doha, kompania ajrore Qatar Airways ka ngritur sportele shërbimi ndaj klientit në hotele për të ofruar informacion mbi çdo ndryshim në trafikun ajror si dhe për të lehtësuar marrjen e bagazheve.
Autoritetet e Katarit kanë njoftuar zgjatjen me afat të pacaktuar të vizave për jo-rezidentët.
Ambasada po vijon aktivitetin e saj me kapacitet të plotë, për t’ju shërbyer në lehtësimin e kësaj situate.
Gjithashtu do të vazhdojmë që të jemi në kontakt përmes emailit dhe kanaleve të mediave sociale të Ambasadës në Facebook, X dhe Instagram.
Në rast emergjence, jeni të lutur që të n’a kontaktoni në telefonat e Ambasadës, të cilët janë funksionalë 24/7