Dëshmia e Gazmend Buçpapajt, autorit të vrasjes së Egli Pashollarit ëshët zbardhur. Mësohet se Buçpapaj para policisë ka pranuar vrasjen e të riut, por nuk ka dhënë detaje më tëj.
Po ashtu ai ka shfaqur pendesë për ngjarjen e kryer dhe i ka kërkuar ndjesë familjes së Pashollarit.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë. Egli Pashollari sapo ka dalë nga makina, është sulmuar nga tre personat. Gjatë përleshjes fizike, Gazmend Buçpapaj dyshohet se e ka goditur të paktën një herë me thikë në kurriz.
Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali në zonë dhe më pas është nisur me makinën e tij drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje. Megjithatë, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Pashollari gjithashtu është ish-gardian burgu i akuzuar në vitin 2020 se tentoi t’i fuste alkool në qeli Emiljano Shullazit. Sakaq, policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





