Gjykata e Tiranës ka marrë sot (3 mars) vendimin për 4 protestuesit e arrestuar të opozitës, pas tubimit kombëtar të 28 shkurtit në kryeqytet.
Pas një seance me dyer të mbyllura, gjyqtari i gatshëm vendosi të lironte të arrestuarit nga Policia për sulm me molotov, lëndë djegëse dhe shkatërrime, duke vendosur masën “detyrim paraqitjeje”.
Gjatë protestës u sulmua edhe vila e ish-diktatorit Enver Hoxha në ish-Bllok, sikurse pati grumbullime te Policia e Shtetit dhe e Tiranës.
Gjatë hedhjes së molotovëve në vilën 31, pati brenda edhe turistë të huaj, por jo të lënduar. Dëmet ishin materiale.





