Durrësi po shpalos potencialin e tij turistik në ITB Berlin 2026, aty ku Shqipëria po prezanton veten përballë tregut ndërkombëtar si destinacion autentik mesdhetar. Qyteti bregdetar vjen si një kombinim i qartë mes detit, trashëgimisë historike dhe zhvillimit të viteve të fundit.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në Facebook një video me pamje nga Durrësi në fokusin e së cilës nuk janë vetëm plazhet, por edhe monumentet që e bëjnë një nga qytetet më të vjetra në vend.

“Qyteti i historisë, i mikpritjes dhe i vijës së pafundme bregdetare, vjen përpara botës si një destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin”, u shpreh Rama.

Durrësi mbetet një nga destinacionet më të preferuara si për vendasit ashtu edhe për të huajt, pasi ofron gjithçka për të pushuar buzë detit.

Në ITB Berlin 2026, Shqipëria po prezantohet si një destinacion i turizmit të qëndrueshëm, duke kombinuar Alpet për aventurë, rivierën për turizëm bregdetar, qytetet historike për kulturë dhe fshatrat për përvoja rurale e gastronomi.