Grupi i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga punimet e Kuvendit për deputetin e partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Në seancën e së hënës Shehaj ka bllokuar foltoren dhe pas tërheqjes së vëmendjes ai nuk e ka liruar atë duke penguar vazhdimin normal të seancës parlamentare.

Kështu, socialistët kërkojnë 20 ditë përjashtim.