Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në lagjen “Sinan Ballati” të qytetit të Delvinës, ku dy adoleshentë, të moshave 15 dhe 16 vjeç, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej adoleshentëve ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës.

Ai është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, i mituri tjetër është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.