Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se me taksën prej 9% mbi pagën e propozuar prej tij, do të përfitojnë të gjithë punësuarit në sektorin privat dhe publik.

“Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%”, shkruan Basha në Twitter.