Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Manëz–Durrës.
Rreth orës 17:55, një makinë me drejtues një 24-vjeçar, me inicialet B. R., është përplasur me një tjetër automjet që ishte i parkuar jashtë rrugës.
Si pasojë e përplasjes, i riu ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.





