Një tjetër shqiptar kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme dhe arriti në një zonë malore të Kastorias, me qëllim që të priste dru në pyjet greke. Me vete kishte edhe tre mushka që do t’i përdorte për të transportuar drutë e prera për në vendin e tij, me qëllim tregtie.

28-vjeçari shqiptar u kap duke transportuar një metër kub dru lisi që ai kishte prerë me një sëpatë, e cila u gjet në pronësi të tij, ku për rrjedhojë u bë konfiskimi i saj dhe i druve të prera njëherësh edhe i mushkave.

Gjithashtu 28-vjeçari i akuzuar për shkelje të legjislacionit pyjor dhe hyrje të paligjshme në vend u dërgua në prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Kastorias, ndërsa u gjobit edhe për shkelje të masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.