Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës u mbush me buzëqeshje dhe ngrohtësi në kuadër të festimeve për 8 Marsin, duke mirëpritur fëmijët, mësueset dhe nënat e tyre në një aktivitet të veçantë.

Mes luleve, mesazheve të bukura dhe pikturave me temën “Duart që rrisin jetën”, u krijua një atmosferë plot dashuri dhe mirënjohje për të gjitha gratë, duke e kthyer aktivitetin në një moment të veçantë festimi dhe vlerësimi.