Prodhimi i naftës në fushat më të rëndësishme të naftës në Irakun jugor është zvogëluar në vetëm 1.3 milion fuçi në ditë (bpd), ose 70%.
CNNgr shkruan se, kjo ndodhi pasi vendi nuk është në gjendje të eksportojë naftë përmes Ngushticës së Hormuzit për shkak të sulmeve ajrore kundër Iranit, thanë sot tre burime të industrisë irakiane të naftës. Prodhimi nga fushat e raportuara të naftës ishte rreth 4.3 milionë fuçi në ditë para fillimit të sulmeve ajrore.





