Tashmë është zyrtare. Irani ka emëruar Mojtaba Khamenei-n udhëheqësin e ri suprem të vendit, pas vrasjes së babait të tij, Ajatollah Ali Khamenei, në sulmet ajrore amerikano-izraelite më 28 shkurt, shkruan edhe BBC.

Përzgjedhja e tij u bë nga Asambleja e Ekspertëve, prej 88 anëtarësh i klerikëve të lartë të zgjedhur që ka autoritetin për të emëruar udhëheqësin suprem të Republikës Islamike.

Kjo është vetëm hera e dytë që Asambleja e Ekspertëve ka zgjedhur një udhëheqës të ri suprem që nga themelimi i Republikës Islamike në vitin 1979.

E para ishte më shumë se tre dekada më parë, kur Ali Khamenei u zgjodh me nxitim pas vdekjes së Ajatollah Ruhollah Khomeini.