Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk mori pjesë sot në seancën e parë në themel në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).
Avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku ka deklaruar se nuk është bërë seanca paraprake, ndërsa ka kërkuar që t’i vihen në dispozicion materialet Erion Veliajt.
Gjate seances, avokatja Teodoresku u shpreh se: “I mbrojturi prej meje të njihet me materialet e çështjes.
Unë kam patur dy herë kontakte me të mbrojturin prej meje. Herën e dytë ishte me serum. T’i jepen 65 mijë faqet. Herën tjetër, qëndruam vetëm një orë në bisedë për çështjen”, ka thënë ajo.
Ndërkohë në këtë seancë nuk ka marrë pjesë edhe Ajola Xoxa, për shkak të shtatzënisë. Avokati i saj, Maks Haxhia ka theksuar se mjekët i kanë rekomanduar të mos lëvizë.
“Klientja jonë është në pamundësi për t’u paraqitur për shkak të gjendjes së saj, pasi është shtatzënë. Ia ka ndaluar mjeku të lëvizë”, ka thënë Maks Haxhia.





