Yann LeCun, informaticieni francez i natyralizuar në amerikan, i njohur për kontributin e tij në zhvillimin e deep learning dhe ish-kreu i AI në Meta, ka themeluar startup-in Advanced Machine Intelligence (Ami) me seli në Paris dhe me zyrat shtesë në New York, Montreal dhe Singapore.

Kompania ka 12 punonjës dhe synon të zhvillojë sisteme inteligjente që kuptojnë realitetin dhe veprojnë në mënyrë të sigurt në botën reale, duke shkuar përtej modeleve tradicionale të gjuhës si ChatGPT. Ndryshe nga LLM-të që parashikojnë vetëm fjalët e ardhshme në tekst, Ami përdor “world models” dhe arkitekturën Jepa për të krijuar përfaqësime abstrakte të botës, që mund të parashikojnë evolucionin e situatave dhe të marrin vendime në bazë të objektivave të caktuara.

LeCun shpjegon se kjo qasje i mundëson sistemit të shmangë detaje të paparashikueshme, të mësojë struktura të përgjithshme të realitetit dhe të planifikojë veprime reale, një hap që modelet e mëdha gjuhësore nuk mund ta realizojnë, pavarësisht suksesit të tyre në kodim, matematikë dhe shkrim.

Advanced Machine Intelligence planifikon të ecë në tre faza: fillimisht kërkim dhe zhvillim për të konsoliduar metodologjinë dhe arkitekturën e saj, më pas bashkëpunim me partnerë industrialë në sektorë si automotiv, aeronautikë, biomedicinë dhe farmaci për të aplikuar teknologjinë në raste reale, dhe në fund krijimin e një sistemi inteligjent universale.

Ndër themeluesit dhe drejtuesit kryesorë janë Alexandre LeBrun si CEO, Saining Xie nga Google DeepMind si Chief Science Officer, Pascale Fung si Chief Research dhe ish-punonjës të Meta-s si Michael Rabbat dhe Laurent Solly, ndërsa një nga klientët e mundshëm mund të jetë edhe Meta për përdorimin e teknologjisë në syzet inteligjente Ray-Ban Meta.

Investitorët përfshijnë Cathay Innovation, Greycroft, Hiro Capital, HV Capital, Bezos Expeditions dhe Nvidia, dhe vlera e kompanisë mund të shkojë në 3,5 miliard dollarë. LeCun thekson se ky projekt synon të ndryshojë mënyrën sesi AI kupton dhe vepron në botën reale, duke u fokusuar tek simulimi i situatave dhe veprimeve, në vend të imitimit të thjeshtë të gjuhës.