Justin Bieber ka ngritur një padi prej 20 milionë dollarësh për shpifje ndaj dy grave që e akuzuan për përdhunim.

Javën e kaluar dy vajza me anë të një postim në Twitter pretendonin se këngëtari i ka sulmuar seksualisht dhe përdhunuar në vitin 2014 dhe 2015 përkatësisht kur ishte në një lidhje me Selena Gomez.

Menjëherë pas këtij postimi Justin publikoi në internet një seri mesazhesh ku mohoi pretendimet e gruas së parë, duke thënë se ai ishte me Selenën në atë kohë dhe jo në vendin ku akuzuesja tha se e përdhunoi atë, por pritet që të komentojë publikisht për pretendimet e gruas së dytë.

Dokumentet ligjore tregojnë se Justin po hedh në gjyq dy gratë për 10 milion dollarë (8 milion £) dëmshpërblim secila. Avokatët e Justin thonë se pretendimet e tyre janë “në të vërtetë të pamundura dhe kundërshtohen si nga provat e padiskutueshme dokumentare ashtu edhe nga pranimet e vetë individëve”.

Akuzuesja e parë, e cila ka fshirë postimet, pretendoi se ishte sulmuar nga këngëtari në Austin, Teksas, më 9 mars 2014, në një dhomë hoteli. Ekipi juridik i Justin thotë se ai nuk qëndroi atje atë natë dhe “ka dëshmitarë të shumtë dhe prova dokumentare për të kontestuar” “gënjeshtrën e saj të keqe”. Ai thotë se qëndroi në “Airbnb” dhe e kaloi mbrëmjen me ekipin e tij dhe Selena-n.

Dokumentet tregojnë se skuadra e tij ka paraqitur gjithashtu prova që përfshijnë detaje dhe faturat e pronës me qira ku qëndruan Bieber dhe Gomez, bashkë me miqtë, si dhe informacione nga hoteli “Westin” ku qëndruan natën tjetër”.

Ndërsa mesazhet e vajzes së dytë janë akoma live në Twitter. Ajo pretendon se është sulmuar nga këngëtari më 5 maj 2015, pasi ai e ftoi atë përsëri në hotelin e tij në New York.

Avokatët e Justin thonë se pretendimet e saj janë “në të njëjtën mënyrë faktikisht të pamundura, kundërshtohen nga vetë deklaratat e saj të shkruara paraprakisht, mbështeten vetëm nga tekste të falsifikuara”.