Ndaj një nëne 37 vjeçe ka nisur procedimi penal pasi qëlloi me shuplakë të birin 10-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Shijak, ku policia njofton:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Z. Ç., 37 vjeçe, banuese në Shijak.
Dyshohet se ka qëlluar me shpullë, djalin e saj, 10 vjeç.”

Ndërkohë, po në Shijak u arrestua në flagrancë shtetasi P. D., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij;