Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh ndaj Iranit dhe Libanit. Ushtria Izraelite, deklaroi se sulmi synon goditjen e infrastrukturës së qeverisë iraniane dhe objektet ku dyshohet se fshihen milicitë e Hezbollah që sipas tyre mbështeten nga Irani në Bejrut dhe në Liban.
Më herët sulmet izraelite synuan qendrat e komandos dhe objektet e Hezbollah ku fshiheshin armë.
Deri më tani 500 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Liban që nga fillimi i luftës, raportojnë mediat e huaja.





