Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka thënë se dëmshpërblimet duhet të përfshihen në çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me SHBA-në dhe Izraelin.

Pavarësisht se presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi që lufta po rezultonte e lehtë për SHBA-në, udhëheqja e Iranit nuk tregon shenja tërheqjeje.

“Duke folur me udhëheqësit e Rusisë dhe Pakistanit, riafirmova angazhimin e Iranit për paqen në rajon.

“E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte – të ndezur nga regjimi sionist dhe SHBA-të – është njohja e të drejtave legjitime të Iranit, pagesa e dëmshpërblimeve dhe garancitë e forta ndërkombëtare kundër agresionit të ardhshëm.”

Më parë, Trump dukej se përjashtonte çdo shans për një marrëveshje paqeje në konflikt, duke thënë se nuk do të kishte marrëveshje me Iranin përveç “DORËZIMIT PA KUSHT”.

Por pretendimet e presidentit amerikan se lufta mund të përfundojë së shpejti – ose kurdo që ai të dëshirojë – duket se vijnë pa një plan se si të ndalet konflikti, ose bllokadën shkatërruese të transportit detar nga Irani.