Pak para votimit në Parlament për imunitetin e Belinda Ballukut, Ambasada Britanike në Tiranë ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor.
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada thekson se imuniteti parlamentar ka rolin e tij në mbrojtjen e proceseve demokratike dhe se nuk duhet të shndërrohet në një pengesë për llogaridhënien e barabartë të të gjithëve para ligjit.
Sipas Ambasadës Britanike, pushteti ekzekutiv, ai gjyqësor dhe legjislativ duhet të vijojnë të mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi, si pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë për të përmbushur objektivin e saj strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Reagimi i ambasadës britanike:
Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.
Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE.
Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit.






